Ancelotti sfidon Guardiolën: Real Madridit nuk i mjafton gjysmëfinalja e Champions-it

0
Ancelotti sfidon Guardiolën: Real Madridit nuk i mjafton gjysmëfinalja e Champions-it
Gjigandi

“Në këto lloj ndeshjesh ka një përzierje lumturie, sepse jemi shumë afër finales së kompeticionit më të rëndësishëm në botë, dhe shqetësimit për të luajtur kundër një skuadre të fortë.

Jemi mësuar, sepse në këtë Champions kemi pasur ndeshje shumë të vështira ndaj skuadrave që ishin favorite për triumfin final. Luftuam, shkuam mirë dhe nga e marta do të luftojmë sërish”.

Kështu deklaroi Carlo Ancelotti në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Manchester City.

Lidhur me kundërshtarin, trajneri italian shtoi: “Është e vetëkuptueshme që Manchester City ka një ekip të mrekullueshëm. Ata kanë shumë vite që punojnë bashkë, e dinë shumë mirë se si dhe çfarë të bëjnë në çdo moment, kur sulmojnë, por edhe kur humbasin topin. Ne jemi gati të reagojmë, duke mos hequr dorë nga loja jonë”.

Së fundi, Ancelotti shpjegoi: “Për Real Madridin nuk është sukses të arrijë në gjysmëfinale. Sukses është të arrijmë në finale. Ky është qëllimi ynë. Nëse Real Madridi e bën këtë, ka një përqindje më të lartë të fitoreve se kushdo”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu