Mariam Nabatanzi nga Uganda, lindi dyshen e saj të parë të binjakëve kur ishte vetëm 13 vjeç, ndërsa pas braktisjes nga burri është detyruar të rrisë e vetme familjen e saj masive.
Kur Miriam ishte 36 vjeçe ajo kishte lindur 42 bebe.
Por vetëm tani që është 41 vjeçe doktorët i thanë që ka një gjendje të rrallë gjenetike që do të thotë se kryen gjithmonë lindje të shumëfishta, edhe pse kishte kërkuar ndihmë për këtë që kur ishte 23 vjeçe.
Mariam ka lindur tre katërnjakë, katër trinjakë dhe gjashtë çifte binjakësh, ndërsa për të gjithë mrekullisht kujdeset e vetme.
Nëna më pjellore në botë u martua me të shoqin kur ishte vetëm 12 vjeç, ndërsa ai 40.
Një vit më vonë ajo lindi binjakët e parë.
Tanimë të gjithë fëmijët e saj jetojnë në kushte të rënda e hapësira të vogla e të varfra, të rrethuar nga fushat e kafes.
Doktorët e kishin paralajmëruar atë se tabletat e planifikimit familjar mund t’i shkaktojnë probleme pasi ajo ka vezore të mëdha, të pazakonta.
Kështu që pas binjakëve të parë, bebet nuk ndaluan kurrë.
Shpesh familjet në Uganda janë të mëdha dhe gratë lindin mesatarisht 5.6 fëmijë.
Në moshën 23 vjeçare Mariam kishte lindur 25 fëmijë ajo e dëshpëruar i ishte lutur doktorëve t’i ndalonin lindjet.
Por doktorët e këshilluan se ajo duhet të vazhdonte të lindte pasi i kishte vezoret shumë të pasura. Shtatzania e fundit e Mariam tre vjet më parë përfundoi në tragjedi kur lindi çiftin e gjashtë të binjakjëve.
Një nga bebet e saj vdiq duke lindur, ndërsa bashkëshorti që me parë largohej me javë të tëra, tashmë ishte larguar përgjithmonë.
Edhe familja e saj e ka refuzuar.
Mariam thotë: “Jam rritur në lot, burri im më ka bërë të vuaj shumë. Të gjithë kohën e kaloj duke u kujdesur për fëmijët dhe duke punuar për të fituar ndonjë para”.
Vetëm pas lindjes së fundit doktorët e ndihmuan për të mos lindur më.
Dr Charles Kiggundu, gjinekologu i spitalit të Mulago në Kampala, tha: “Rasti i saj është predispozita gjenetike e hiper-ovulacionit, lëshimi i disa vezëve brenda një cikli, çka shton shumë shanset e lindjes së shumëfishtë; kjo është gjenetike.”
Por megjithë problemet e saj asnjë nuk e ndalon të bëjë gjithçka mundet për të ushqyer fëmijët e saj.
Ajo punon si parukiere, dekoratore dasmash madje dhe mbledh metal për skrap.
Mariam prodhon gjithashtu pije alkoolike dhe mjekimet e saj nga barërat. Ajo është e vendosur të bëjë të mbijetojnë të gjithë fëmijët e saj duke u dhënë jetën më të mirë, me kujdes shëndetësor dhe shkollim.
Por megjithë përpjekjet e Mariam, një nga fëmijët e saj Ivan Kibuka, u detyrua të linte shkollën për të ndihmuar familjen.
23-vjeçari thotë: “Mami është e tejlodhur, puna e ka shkatërruar, ne e ndihmojmë me sa mundemi me larjen dhe gatimin por përsëri ajo mban gjithë barrën e familjes.
Burimi: top-channel.tv