Titulli është në dorën e Barcelonës dhe futbollistët janë të vendosur që mos të lëshojnë rrugë deri në fund të sezonit.
Antoine Griezmann ka deklaruar se te Barça janë të përgatitur për 11 finalet e mbetura për t’u shpallur në fund kampion të La Ligës.
“Në nivelin personal, karantina më ka bërë mirë, kisha nevojë për pak qetësi. Për pesë vite nuk kisha pushuar kurrë kaq shumë, si mendërisht, ashtu edhe fizikisht”, u shpreh Griezmann.
“Jemi përgatitur mirë për ndeshjen me Mallorcan sepse është e rëndësishme për t’i nisur mirë këto 11 finale”.
“Titulli? Është në dorën tonë, duhet të bëjmë 11 ndeshje të mira dhe në fund do të jemi kampion”.