Grida Duma: Basha refuzoi 3 javë të denonconte aferën e Portit të Durrësit

0
Grida Duma: Basha refuzoi 3 javë të denonconte aferën e Portit të Durrësit
Gjigandi

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka bërë akuza të forta ndaj kryetarit Lulzim Basha.

Një koment të gjatë në rrjetet sociale, ndër të tjera deputetja demokrate e akuzon Bashën se nuk ka pranuar të denoncojë aferën e projektit të ri të Portit të Durrësit.

“Meqë ra fjala dhe ky kandidati i “Librës” qe e vure shef shtabi dhe i gjithë shtabi të kërkoi për 3 jave me radhë të vije në Durrës dhe të denoncoje aferën e Portit të Durrësit – e refuzove në mënyrë kategorike!”

– shkruan Duma.

Të njëjtën akuzë për Bashën ka bërë gjatë fushatës në mënyrë të përsëritur edhe ish-kryeministri Sali Berisha sipas të cilit Basha është i përfshirë në këtë projekt së bashku me kryeministrin Edi Rama.

RonaTyra

Duma thotë se Basha emëroi njerëz nga qendra në fushatën e 6 marsit në Durrës pa e pyetur atë si drejtuese politike e qarkut.

Ajo thotë se Basha i krijoi përshtypjen se

“kjo garë ishte e lëshuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu