Një ditë pasi Këshilli Evropian i tha “JO” hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Ministria e Jashtme e Greqisë i ka qëndruar deklaratës së kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i cili deklaroi se mos hapja e negociatave nuk është gjë e mirë as për vetë Greqinë. “Një perspektivë që kishte si pikënisje Samitin e Selanikut në 2003, në të cilin Greqia ka qenë një ndihmës i vendosur në ndjekjen e konsolidimit të stabilitetit dhe sigurisë rajonale” shënon në deklaratën e saj, duke theksuar se ky pozicion, siç theksohet nga Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dje, në Këshillin Evropian në Bruksel, mbetet një nga akset kryesore dhe të pandryshuara të politikës së jashtme greke”. Në këtë kontekst, Ministria e Punëve të Jashtme sqaron se Greqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet përkatëse të vendeve të rajonit për të përmbushur kushtet e kërkuara për t’u bashkuar me familjen tonë më të gjerë evropiane. Për ta arritur këtë, MPJ greke në deklaratën e saj shton se, “i inkurajon ata të qëndrojnë të përqendruar në rrugën e reformave që mund të ndikojnë vetëm pozitivisht në afrimin e tyre me Bashkimin Evropian dhe jetën e qytetarëve të tyre”. Në të njëjtën kohë, “u bën thirrje shteteve anëtare të BE-së që të punojnë së bashku për të zbatuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor për të mirën e rajonit dhe të vetë Evropës”. Sa i përket zhvillimeve të mundshme politike në Maqedoninë e Veriut, Greqia përsërit pozicionin e saj të vendosur për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të treta, thonë burimet diplomatike.
Ballina Aktualitet Greqia mbeshtet perspektiven evropiane te vendeve te Ballkanit Perendimor – Lajmi i...