Rreth 400 fëmijë janë evakuuar sot nga kampi veror i organizuar në Korinta të Greqisë, pasi zona malore u përfshi nga zjarri dhe erërat e forta bënë që flakët të përhapeshin deri në afërsi të kampit.
Sipas agjencisë së lajmeve AP, në operacionin për fikjen e zjarrit morën pjesë më shumë se 80 ekipe zjarrfikëse dhe policisë, gjithashtu dy aeroplanë dhe një helikopter u angazhuan për të shuar flakët nga ajri. Sipas zyrtarëve, kampi kishte në brendësi të saj 400 fëmijë dhe mësohet se të gjithë janë vendosur në një vend të sigurt.
Zjarret në zonat malore, janë një fenomen i zakonshëm gjatë verës në Greqi, ndërsa kujtojmë që në zjarrin e vitit 2018 që shpërtheu në rajonin e Athinës, humbën jetën 100 persona.
Burimi: top-channel.tv