Pas defektit kompjuterik, Zvicra mbyll hapësirën e saj ajrore

0
Gjigandi

Hapësira ajrore e Zvicrës është mbyllur pas një defekt kompjuterik me sistemin e kontrollit të trafikut ajror.

“Hapësira ajrore zvicerane është e mbyllur për trafikun për arsye sigurie pas dështimit të kompjuterit me Skyguide, shërbimin zviceran të kontrollit të trafikut ajror”, tha Skyguide në një deklaratë. Ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me problemet e kompjuterit, por është kërkuar mirëkuptim nga ana e klientëve, partnerët dhe pasagjerët e aeroporteve të Gjenevës dhe Cyrihut.

Më herët, aeroporti i Gjenevës lajmëroi se po ndalonte të gjitha fluturimet e tij deri në orën 11 të mëngjesit për shkak të dështimit të kompjuterit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu