Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi i ka grabitur sendet personale një shtetasi.
Shtetasi me iniciale B.Sh., në bashkëpunim me një 17-vjeçar kanë kërcënuar një person me thikë duke i grabitur çantën dhe sendet personale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 20 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit N. E., 17 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e një thike, në Kombinat, i kanë vjedhur çantën dhe sendet personale, shtetasit M. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.