Grabiti shtëpinë e Benzema-së, arrestimi i zyrtarit shqiptar bën bujë në media

0
Grabiti shtëpinë e Benzema-së, arrestimi i zyrtarit shqiptar bën bujë në media
Gjigandi

SHQIPËRI- Alfred Prodani, ish-zyrtari shqiptar u arrestua për shkak të grabitjes së vilës së sulmuesit të Real Madrid Karim Benzema. Një situatë e tillë ka marrë vëmendje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjitha mediat e njohura sportive në Europë.

Gazeta spanjolle, “Marca”, shkruan: “I arrestuari për grabitjen e shtëpisë së Benzemasë. është një zyrtar i lartë nga një qeveri e huaj”.

Ndërkohë, që prestigjiozja tjetër spanjolle, “AS” shkruan në titullin e saj: “Një zyrtar i lartë nga Qeveria Shqiptare është arrestuar për grabitjen e shtëpisë së Benzemasë gjatë Klasikes”.

RonaTyra

Në Itali, “Gazzetta” për këtë temë shkruan: “Grabiti shtëpinë e Benzemasë, arrestohet zyrtari shqiptar. Ishte ‘truri’ i më shumë se 40 vjedhjeve”.

“Tuttomercatoweb” shkruan: “Grabitja e shtëpisë së Benzemasë në 2019, zyrtari i Qeverisë Shqiptare arrestohet”.

Ndërsa në Portugali, gazeta “Record” e hap me: “Zyrtari i Qeverisë Shqiptare arrestohet në lidhje me grabitjen e shtëpisë së Benzemasë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu