Google Assistant më në fund është i disponueshëm në “Samsung Galaxy Watch 4”

0
Google Assistant më në fund është i disponueshëm në “Samsung Galaxy Watch 4”
Gjigandi

Lajm i mirë për pronarët e Samsung Galaxy Watch 4: pritja ka mbaruar. Google Assistan më në fund është tani i disponueshëm për shkarkim.

Google Assistant për Wear OS 3 është i disponueshëm për shkarkim në Google Play Store dhe mund të lansohet nga menyja e aplikacioneve të Galaxy Watch 4 dhe Watch 4 Classic.

Ky përditësim ishte pritur prej shumë kohësh.

Kur Google dhe Samsung njoftuan për herë të parë Wear OS 3, kompanitë premtuan se platforma e unifikuar do t’u jepte përdoruesve të orëve të avancuara të Samsung më shumë zgjidhje në aplikacione.

Më herët orët e avancuara me bazë të Tizen nga Samsung mund të ofronin vetëm Bixby-n si një asistent dixhital.

RonaTyra

Ideja ishte që Wear OS 3 do të lejonte konsumatorët të zgjidhnin midis Bixby-t dhe Google Assistant.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu