Goli i minutës së 94-t që riktheu titullin pas 44 vitesh, Sergio Aguero përjetësohet me një statujë

0
Goli i minutës së 94-t që riktheu titullin pas 44 vitesh, Sergio Aguero përjetësohet me një statujë
Gjigandi

Man City zbulon statujën e Agueros në 10-vjetorin e golit të titullit të Premierligës ’93:20′ kundër QPR. Manchester City ka zbuluar një statujë të Sergio Agueros jashtë shtëpisë së tyre, “Etihad Stadium”, me rastin e 10-vjetorit të golit të famshëm të sulmuesit argjentinas për titullin në Premier League kundër Queens Park Rangers.

Goli i lartpërmendur u shënua në minutën e 94-t të një ndeshjeje të javës së fundit të kampionatit. Lufta për titull ishte deri në sekondën e fundit mes “qytetarëve” dhe Manchester United, teksa kurora shkoi në mënyrë dramatike te skuadra e drejtuar prej Roberto Mancinit.

We are delighted to unveil a permanent statue of Club legend @aguerosergiokun at the Etihad Stadium on the tenth anniversary of 93:20! 💙#ManCity pic.twitter.com/NUoyPyAMBm

– Manchester City (@ManCity) May 13, 2022

Aguero do të vazhdonte të bëhej golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave të klubit në fjalë gjatë 10 viteve të paharrueshme në futbollin anglez. Një kujtesë e përhershme e përpjekjeve të tij tani është vendosur para stadiumit, së bashku me monumentet që njohin arritjet e ish-shokëve të tij të skuadrës Vincent Kompany dhe David Silva.

RonaTyra

Sulmuesi argjentinas, i cili iu bashkua City nga Atletico Madrid në vitin 2011, shënoi 260 gola për blutë në 390 ndeshje. Asnjë nuk është më i paharrueshëm se ai, falë golit të titullit që shënoi pas 93 minutave e 20 sekondave lojë kundër QPR. Ky ishte titulli i parë i Premier League në epokën e Sheikh Mansour.

Në total, Aguero do të fitonte 15 trofe në “Etihad”, duke përfshirë pesë kurora të ligës së parë, një “FA Cup” dhe gjashtë Kupa të Ligës. Drejtuesi i lartë i City, Khaldoon Al Mubarak ka folur në sajtin zyrtar të klubit për trashëgiminë e lënë pas nga një superyll modern:

Today’s #PlayerInFocus is Sergio Aguero 🙌

👤 261 Premier League appearances⚽️ 180 Premier League goals🎯 46 Premier League assists

👤 175 La Liga appearances⚽️ 74 La Liga goals🎯 29 La Liga assists

One of the best Europe has ever seen. pic.twitter.com/vnkewKtyqv

– GOAL (@goal) April 16, 2020

“Kontributi i Sergio Agueros te Manchester City erdhi në një epokë përcaktuese për klubin. Ky kontribut nuk mund të mbivlerësohet. Ai është pa dyshim një nga lojtarët më të mëdhenj që ka luajtur ndonjëherë këtu.

Kur tifozët tanë mendojnë për Sergio, ata tërhiqen menjëherë nga momenti ikonik i 93:20 dhe goli që i siguroi klubit titullin e parë të Premier League në 44 vite. Siç tregon rekordi prej 260 golash në klubin tonë, trashëgimia dhe ndikimi i tij te Manchester City shkojnë shumë përtej kësaj.

Është me vend që Sergio përjetësohet me një statujë të tijën si shenjë kremtimi dhe nderimi i arritjeve në një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së pasur dhe të gjatë të Manchester City”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu