Vllaznia synon të bëjë ‘kurban’ kampionët bardheblu për Kupat e Europës

0
Vllaznia synon të bëjë ‘kurban’ kampionët bardheblu për Kupat e Europës
Gjigandi

Tirana i pret me petkun e kampiones së re të Shqipërisë kuqeblutë e Shkodrës. Në ndeshjen e nesëme, nevoja jetike për pikë është te kuqeblutë, që të sigurojnë Kupat e Europës përmes kampionatit. Natyrisht, finales së Kupës së Shqipërisë nuk i dihet, mund të fitohet ose jo ndaj Laçit, prandaj Vllaznia nuk ka ndërmend t’i lërë asgjë rastësisë në këtë drejtim.

Në prag të klasikes së javës së 34-t në “Selman Stërmasi” ka dalë në konferencë për shtyp trajneri i skuadrës shkodrane, Elvis Plori: “Tirana? Për ne është një sfidë me shumë interes, duke ditur edhe ngjeshjen e ekipit dhe objektivat. Nuk kemi arritur asgjë deri tani.

Jemi baraz me Partizanin dhe tri pikë para Kukësit, ka edhe tri ndeshje. Duhet të jemi seriozë dhe të bëjmë në fushë më të mirën. Tirana kampione, më e lehtë? Jo, është skuadër që nuk ka shkuar kot 20 pikë para. Ka elementë që bëjnë dallimin, duhet vlerësuar në maksimum.

Nuk duhet të nënvlerësojmë. Nuk kemi kohë për gabime dhe rikuperime, janë tri ndeshje për të marrë maksimumin. Na duhen nëntë pikë për Europën. Ne nuk duhet të merremi me Tiranën, të merremi me veten dhe të kemi angazhim në fushë si ndaj Kukësit.

Duhet mos bëjmë një pjesë mirë dhe një keq, kemi bërë gabime. Ta kemi mendjen te detyrat tona, jo çfarë bën Tirana. Të mendojmë për këtë duel, më pas për dy të tjerat. Formacioni? Latifi është i gatshëm. Djurdjevic e ka të pamundur të kthehet edhe pas analizave të kryera.

RonaTyra

Kartoni i kuq për trajnerin e portierëve? Me ardhjen time në stol është nxehur pak më shumë sesa duhet (qesh). Të qetësohet pak dhe mos transmetojë momente të tilla. Jemi Vllaznia, jemi Shkodra. Ideali është djalë i mrekullueshëm.

Tifozët? Tifozët janë të ndjeshëm, e kuptojnë kur ekipi luan. Çoba? Ka pasur vëmendje gjatë gjithë kohës, ka 22 ndeshje i aktivizuar. Pretendohet të jetë e ardhmja e klubit. Është viti i dytë këtu, ka edhe gjashtë ndeshje në Kupë.

E kemi diskutuar pjesën e lojtarëve të Akademisë. Janë Paloka, Qarri, Smajli etj. Edhe Gurishta, po të kthehemi te viti i parë në ekip ka pasur 4-5 ndeshje. Jemi të bindur se kemi fituar futbollistë.

Tri pikë? I bindur nuk jam, 90 minuta do luhet futboll. Topi është i rrumbullakët. Duam një skuadër kërkuese me shumë entuziazëm në fushë. Ne na duhen tre fitore që mos merremi me ekipet e tjera. Do flasim vetëm për Vllazninë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu