Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, është martuar para disa vitesh me bukuroshen nga Gjilani, doktoreshën e estetikës, Ermira Shkodra.
Kjo e fundit ditën e sotme (e premte) feston ditëlindjen me ç’rast nuk ka munguar një dedikim special nga bashkëshorti i saj.
Arian Agushi (emri i plotë) ka postuar një imazh të përbashkët të tyre në Instagram dhe ka zgjedhur fjalët më të bukura për bashkëshorten.
“Të mirat që i ka bota, veç me ty bëhen të plota. Urime ditëlindjen dashuri”, ka shkruar ai.
Të shumta kanë qenë urimet që ka marrë edhe nga ndjekësit e miqtë e 35-vjeçarit.
Gold AG dhe Ermira kujtojmë se kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2020.
Ata tani janë prindër të një djali të quajtur, Gueril.
/abc24.al/