‘Gladiatori i Kosovës’ rrugës për Angli

0
Gjigandi

Të gjitha rrugët e dërgojnë atë në Angli.

Vedat Muriqi duket se sezonin 2020/21 do të luajë në Angli.

West Bromwich është duke e kërkuar me ngulm sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, sipas Fanatik.

WBA do të shesë lojtarë gjatë verës për të bindur Fenerbahcen me një ofertë të mirë që ta lërë të lirë 25 vjeçarin që vitet e fundit ka qenë një ndër më të mirët në Superligën e Turqisë.

WBA me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do të luajnë në Premierligw, pasi kryesojnë renditjen nw Championship së bashku me Leedsin.

RonaTyra

Trajneri i Weest Bromwich, Slaven Bilic, e do Muriqin për sezonin e ri dhe u ka kërkuar klubit të nisin kontaktet me Fenerbahçen. Turqit duan rreth 20 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar, por kjo shifër e majme mund të ulet dhe më shumë për shkak të pandemisë së koronavirusit. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu