Aktori i Hollywood, Johnny Depp ka mohuar sot se ka goditur ndonjëherë ish-gruan e tij Amber Heard dhe insistonte se ishte ajo që përdorte dhunë ndaj tij, në ditën e parë të gjyqit eksploziv mes tyre për shpifje.
Aktori 57 vjeçar i filmit ‘Piratët e Karaibeve’ akuzon 38 vjeçaren Heard, se e ka goditur me grusht dhe i ka thyer gishtin kur e qëlloi me një shishe votka.
Ylli i Hollywood gjithashtu hodhi poshtë si “të pavërteta” e “të sëmura” akuzat se e ka torturuar dhe abuzuar gruan, me të cilën është ndarë.
Depp tha më tej se nuk beson se ka një karakter ‘imponues, manipulativ apo kontrollues’.
Në një nga deklaratat e tij si pjesë e padisë për shpifje ndaj gazetës britanike “The Sun” aktori thotë se incidentet e dhunshme në avion me Amber ishin diçka e zakonshme.
Depp tha se në një fluturim me avion privat në 2014 apo në fillim të 2015, Heard u bë ‘verbalisht agresive’ me të.
Ajo e quante ‘burrë grua’ e ‘pa karakter’ për arsye se ‘i shmangej sherreve me të’.
Depp tha: “Ajo më pas u bë e dhunshme fizikisht dhe më qëlloi vazhdimisht me grushte. Unë shkova drejt fundit të avionit por ajo më ndoqi dhe më grushtoi përsëri në fytyrë dhe në kokë”.
“Unë e shtyva për t’u mbrojtur. Mora një jastëk dhe e mbylla veten në banjo, ku qëndrova për të gjitha pjesën tjetër të fluturimit”.
“Amber më ka thyer gishtin kur më lëshoi një shishe votka pasditen e 8 marsit. Amber thotë se kjo ishte dita e dytë e një situate 3-ditore pengmarrjeje”, tha mes të tjerash Depp.
Burimi: top-channel.tv