Aktori i Hollywood Johnny Depp ka treguar sot në seancën e gjyqit për shpifje ndaj mediave, se ka provuar çdo drogë “që ekziston” që kur ishte 14 vjeç, se ka shkatërruar një dhomë hoteli në 1995 para ish të dashurës Kate Moss, si dhe për miqësitë me “djemtë e këqij të Hollywood” Keith Richards e Marilyn Manson.
Rrëfimet e aktorit të filmit “Piratët e Karaibeve” erdhën pas pohimit se nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj ish-gruas së tij Amber Heard. Mes të tjerave ai tha se kur ishte adoleshent ishte aq i varur nga drogat saqë njëherë piu tabletën e nënës së tij për nervat për t’u qetësuar.
Ai tha se muzikanti i grupit Rolling Stones, Keith Richards, ishte një “mik dhe një ikonë” dhe se gjithashtu kishte miqësi me shkrimtarin e njohur amerikan Hunter S Thompson dhe këngëtarin e rrokut Marilyn Manson, me të cilin pranonte se kishin bërë droga së bashku.
58 vjeçari Depp, i cili ashtu si zonja Heard erdhi me fytyrë gjysmë të mbuluar, tregoi sesi kishte shkatërruar një dhomë hoteli në New York në vitin 1995 para të dashurës Kate Moss, duke shkaktuar $10,000 dëme.
I pyetur për drogat ai tha Depp: “Gjithmonë kam qenë i interesuar te kundra-kultura ashtu si shumë nga heronjtë e mi të letërsisë, si [Geoffrey] Chaucer, që ishte i varur nga opiumi apo Thomas De Quincey.
Burimi: top-channel.tv