Prej më shumë se një muaji, Gjykata e Posaçme ka kërkuar që në banesën e të shumë kërkuarit Talo Çela të ngjitet njoftimi për nisjen e gjykimit në mungesë të tij, për dosjen e grabitjes ne Rinas.
Nga ana tjetër, policia e Elbasanit e ka futur në ngërç këtë proces për shkak se nuk ka vendosur njoftimin.
Në një shkresë drejtuar gjykatës, blutë e Elbasanit njoftojnë se ende nuk e kanë vendosur njoftimin, por nuk sqarojnë arsyet e kësaj neglizhence.
Si rrjedhojë janë shtyrë jo një, por shtatë seanca kundër personit që duket se është kthyer në fantazmën e autoriteteve.