Gjykata ‘aksion’ në Lushnje, i sekuestron apartamentin një të dënuari

0
38
Gjigandi

Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi një apartament me sipërfaqe 103 m2.

Mësohet se ky apartament është në pronësi të shtetasit me iniciale M. K., ky dyshohet se është blerë me të ardhura që nuk justifikohen me burime të ligjshme.

Sakaq rezulton se ky shtetas është i dënuar më herët për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Njoftimi i plotë:

– Pasuri e paluajtshme me nr.5/2**+1-4*, z.k.8***, Tiranë, e llojit “apartament” me sipërfaqe 103m2;

Mbi bazën e referimit nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin penal nr.589 të vitit 2018, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, që bën fjalë për pasurite në zotërim të shtetasit M.K., i dënuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, si dhe pasuritë në emër të të afërmve të tij. Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi M.K. zotëron në mënyrë të tërthortë pasurinë e paluajtshme me nr. 5/2**+1-4*, z.k.8***, Tiranë, e llojit “apartament” me sipërfaqe 103m2, e cila dyshohet se është blerë me të ardhura që nuk justifikohen me burime të ligjshme.

Në funksion të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë me vendimin nr. 111 (1310), datë 06.07.2022, ka vendosur: “Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi pasurinë e paluajtshme nr. 5/2**+1-4*, z.k.8***, Tiranë, e llojit “apartament” me sipërfaqe 103m2.

Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 274 e vijues të Kodit të Procedurës Penale është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Hetimet për këtë procedim penal vazhdojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu