Nipi i deputetit të PS godet me grushte kryebashkiakun e Divjakës, ja shkaku

0
39
Gjigandi

Kryetari i Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi është përfshirë në një konflikt të dhunshëm me nipin e deputetit të PS, Paulin Stërkaj.

Kokoneshi ka denoncuar në polici se nipi i deputetit Dritan Stërkaj e ka goditur me grushte.

Mësohet se Stërkej është administrator i një resorti në Divjakë, si dhe ende nuk dihen motivet e konflikteve. Ndërsa aludohet se pagesa e taksave ndaj Bashkisë që resorti ka detyrim të jetë bërë shkak për konfliktin mes Stërkajt dhe Kokoneshit.

Ndërkohë ngjarja është raportuar në Prokurori, ku dhe pritet që të zbulohen motivet e këtij konflikti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu