Inskenim nga vetë Ervis Martinaj apo ngjarje kriminale?/ Policia dhe hetuesit dyshues, elementet që nuk i bindin

0
Gjigandi

Vetëm 3 ditë më parë  Ervis Martinaj nëpërmjet një mesazhi të koduar ka paralajmëruar familjarët se  do të ketë kontrolle për këtë arsye duhet të kenë kujdes.

“Kini kujdes se do ketë kontrolle”, është mesazhi që Martinaj i ka dërguar familjarëve përmes personave me të cilët shoqërohej. Në këtë mesazh dalin në pah disa element, mos ndoshta ka

Ku e dinte Martinaj se do të kishte kontrolle?

Dhe pyetja tjetër lidhet me mesazhin e koduar;

Mos ndoshta Vis Martinaj ka dashur të lajmëroj se duhet të vihen në lëvizje pas këtyre mesazheve?

Policia e Shtetit ndodhet para një situate të komplikuar dhe të vështirë pas denoncimit të të afërmve të Ervis Martinaj, një i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare. Ndaj nuk dihet ende se si do të veprohet me referimin e rastit në prokurorinë e Kurbinit.

Statusi i Ervin Martinajt është ai i një personi në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij ka një urdhër-arresti nga SPAK. Të gjitha operacionet për kapjen e tij kanë dështuar, sigurisht që ka praktika të ndryshme kur persona që janë në konflikt me ligjin.

Hetuesit janë duke punuar në dy alebi;

a. Ervis Martinaj së bashku me familjarët ka inskenuar një zhdukje për ti shpëtuar drejtësisë dhe armiqëve.

b. Fakti që një listë e gjatë me emra dhe persona që ishin të afërt me Martinaj sot nuk jetojnë më mund që pas kësaj zhdukje të beftë të fshihet një skenë krimi dhe një ngjarje e rëndë. Mund të ekzistojë rreziku që personi në fjalë të jetë gjetur nga kundërshtarët e tij dhe të jetë ekzekutuar./Abc24.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu