Gjykata: 17 vite burg për Becchetin/ Biznesmeni italian shpallet fajtor. Të gjitha pronat i konfi…

0
Gjykata: 17 vite burg për Becchetin/ Biznesmeni italian shpallet fajtor. Të gjitha pronat i konfi…
Gjigandi

Mbas pretencës së prokurorisë, gjykata shpalli fajtor sipërmarrësin italian Francesco Becchetti duke e dënuar me 17 vite burgim për akuzat e pastrimit të parave, evazionit, vjedhjes me atë të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.

Becchetti u vu në qendër të hetimeve shtatë vjet më parë, kurse pas shumë dorëheqjesh të prokrurorëve akuza u përqafësua nga prokrurorët Elizabeta Imeraj, Mirela Cano dhe Leonard Filopati.

E ëma e Becchettit, Lilajna Kondomiti u dënua për pastrim parash me 8 vjet burg dhe njësoj Erjona Troplini, kurse italiani tjetër Mario de Renzis u dënua me 16 vite burgim. Gjithë hetimi përfshin jo vetëm punimet për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivacit por edhe mënyrën se si u legjitimua pjesëmarrja e një operatori tjetër Deutche Bank që solli kongrata të tjera me shoqëri që zotëroheshin nga nëna dhe vjehrra e Becchettit.

Hetimet treguan se de fakto administrator i shoqërisë Energji ishte Becchetti dhe se dy prej tyre kishin të njëjtat zyra, archive, financier kurse dy të tjera ekzistonin të ndara vetëm në dokumenta pasi në realitet ishin të njëjta.

Sakaq Francesco Becchetti ka fituar një proces në arbitrazh, kurse pritet që prokuroria të rimandatojë urdhrin e arrestit ndaj 56 vjecarit italian.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu