Shqipëria eksportoi më shumë energji/ Por në 2021 u importua energji me vlerë 240 milionë euro

0
Shqipëria eksportoi më shumë energji/ Por në 2021 u importua energji me vlerë 240 milionë euro
Gjigandi

Shqipëria prodhoi më shumë energji  elektrike sesa konsumoi vitin e kaluar. 2021 është cilësuar si një nga vitet më të mira sa i përket prodhimit të energjisë, por edhe eksporteve, ku gati 1/3 e prodhimit është eksportuar.

Por, pavarësisht kësaj vendi ynë nuk ia doli të menaxhonte këtë rezervë duke importuar plot 240 milionë euro energji elektrike, me një çmim mesatar prej 209 euro, trefish më i lartë se e njëjta periudhë një vit më parë. Qeveria shpalli gjendjen e emergjencës energjetike dhe detyroi OSHEE që të ndalonte të gjitha investimet në rrjet, për të blerë energji. Viti i kaluar erdhi me rritje edhe sa i përket energjisë që humbi në rrjet sa i përket vlerës, më e larta që nga viti 2017.  Vitin që vjen, duke qenë se OSHEE ka ndalur investimet pritet që humbjet të rriten sërish, sepse humbjet më të mëdha janë ato teknike.

Kompania OSHEE që doli me humbje në vitin financiar bie në sy fakti se bizneset dhe institucionet shtetërore nuk kanë pagur faturat, ndërsa familjarët kanë qenë kategoria që ka derdhur më shumë para.

Nga raporti vjetor i Entit Rrregullator diçka tjetër që bie në sy është se duke filluar nga muaji korrik, niveli i kaskadës së Fierzës ka qenë poshtë mesatares historike, deri në dhjetor, me kompaninë publike KESH që është justifikuar se ka qenë e detyruar të shesë, për shkak se nuk ka kapacitete rezervuese.

Nga të dhënat e tjera bie në sy se KESH ka shitur gati 1.1 milion mW/h energji elektrike te tregtarët e brendshëm në fillim të vitit, ndërsa pas qershorit, ka filluar të blejë sërish nga ta, por kësaj radhe me çmime më të larta.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu