Gjon’s Tears flet për diskriminimin prej prejardhjes së tij shqiptare

0
Gjigandi

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për racizmin. Artisti jeton prej vitesh në Zvicër ku dhe po korr sukses të jashtëzakonshëm. Ai përfaqësoi Zvicrën në Eurovisionin e vitit 2021 ku arriti të renditej në vendin e tretë.

Artisti tregoi se si u ndie në fillim kur shkoi të jetonte në Zvicër. “Të jesh shqiptar në Zvicër, isha pak i frikësuar. Këtu janë pak racist. Njerëzit këtu thoahin, ‘shqiptari është ai që vjedh’… Identiteti yt ka vlerë vetëm kur ti i jep vlerë. Unë kuptova që jam një puzzle. Kuptova gjithë këto kultura të ndryshme.

Në atë moment doja të dija shumë e më shumë për Shqipërinë dhe Kosovën. Jam me fat që e kam këtë multikulturalizëm”, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu