Gjira kritikohet nga fansat pasi publikoi fotografi të ushqimit në rrjetet sociale për Ramazan: K…

0
Gjira kritikohet nga fansat pasi publikoi fotografi të ushqimit në rrjetet sociale për Ramazan: K…
Gjigandi

Reperja Gjira Kajtazi, ka vite që nuk është më aktive në muzikë.

Megjithatë, ajo po tregohet aktive për fansat e saj në rrjetet sociale, duke publikuar herë pas here fotografi apo video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, interpretuesja e hitit “Çka po don me t’knu zemër” së fundmi u ka treguar fansave të saj në Instagram një situatë të pakëndshme me të cilën është përballur me një fans.

Kjo pasi ajo kishte publikuar një fotografi të pjatës së saj të ushqimit në InstaStory, gjë për të cilën është kritikuar nga një ndjekës për publikimin e një përmbajtje të tillë në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

RonaTyra

Foto: Gjira Kajtazi/InstaStory

“Çka t’i themi kësaj pune. Më fal pra, s’kam ditë që njerëzit janë t’u agjëruar për mua.kam menduar vendimi i agjërimit është personal dhe gjithkush që vendos – e bën për veti. PS: Couscous sallat hahet edhe në mbrëmje. Super ide për iftar”, ka shkruar Gjira në InstaStory.

Kujtojmë që edhe reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ditë më parë u kritikua pasi në Muajin e Ramazanit, iu uroi agjërim të pranuar ndjekësve të saj, pak pasi publikoi fotografi nga kazinoja.

/abc24.al/

Foto: Gjira Kajtazi/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu