Gjilani pa ndonjë vështirësi shënon fitore në udhëtim me rezultat 3:1 kundër Dukagjinit të Klinës, në takimin e javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Tri pikë që nuk maten as me ari dhe që i përforcon drejt kreut të tabelës.
Brenda shtatë minutave dy herë shënuan Gjilani përmes Keitas në minutën e 2-të dhe autogolit të Shalës në atë të 7-tën. Në minutën e 9-të, Kamara ngushton epërsinë në 1:2.
Në pjesën e dytë Hajdari shënon për 1:3 në minutën e 67-të. Gjilani është në vend të dytë me 51 pikë, ka katër me pak se lideri Drita dhe Dukagjini është i fundit me 11 sosh.