Skuadra e Gjilanit është mobilizuar për kryendeshjen e kampionatit, kundër Dritës.
Ballafaqimi mes rivalëve të përbetuar dhe të të njëjtit qytet do të luhet nesër në orën 17.00, në kuadër të javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës.
“Skuadra mbyll përgatitjet për takimin e së shtunës kundër Dritës.
Pamjet nga seanca stërvitore e fundit para ndeshjes së nesërme”, njofton SC Gjilani.
Drita prinë me 65 pikë, duke lënë pas Ballkanin me 62 pikë, Gjilanin 61 etj.