“Rama do pushtet në tavolinë”/ Paloka: Nëse kushtetuta ndryshon njëanshëm, përgjegjës për destabilitetin e vendit

0
Gjigandi

Ndryshimet kushtuese kanë rikthyer përplasjet e forta politike në vend. Ndalimin e koalicioneve parazgjedhore demokratët e shohin si taktike tinzare të kundërshtarit politik për pushtet.

“Rama nuk ka hallin e listave te hapura ka thjesht hallin e heqjen se koalicioneve. Sepse sheh ëndrra me blerje votash, me blerje deputetët si bagëti. Është mësuar me ata qe ka aty dhe sheh ëndrra nesër qe duke vjedhur votat te dalë parti e parë dhe pastaj te blejë dhe deputetët. Loja po bëhet e pisët siç mund ta bëjë vetëm Edi Rama, sepse ai do vetëm te marrë pushtetin ne tavolinë, kaq!”, shprehet Edi Paloka.
Nëse Kushtetuta preket ne mënyrë te njëanshme, nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka paralajmëron reagim te ashpër opozitar. Përgjegjësinë për destabilitetit e vendit, ja faturon kryeministrit.
“Sot na u zbulua sovranisht dhe papritur i tregoi vendin gjithë botës, pse vetëm për interes te tij personal. Po pengon integrimin dhe është gati ta çojë këtë vend drejt destabilizimit vetëm për të pasur ai një shanc tjetër për të qëndruar mbase jo në pushtet, por për të bërë ato pazare që janë denoncuar”.
– Çfarë nënkuptoni me destabilitet?
“Në një vend ku një person i vetëm kërkon të vendosë diktaturë sigurisht që do ketë reagim”, tha Paloka.
Zyrtari demokrat thotë se koha e fjalëve ka mbaruar dhe Kryeministri duhet ti përmbahet marrëveshjes kërkese e cila i ka shkuar ne kor edhe nga ndërkombëtarët. /Elda Menga/

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu