Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për gjendjen dhe rrethanat në futbollin e Kosovës.
Kështu sipas vendimeve të marra, Besa dhe Arbëria janë dy skuadrat që edhe zyrtarisht nga viti i ardhshëm do të luajnë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Olle. Ky vendim ka lënë të pakënaqur shumë skuadrat që kanë pasur synime të inkuadrohen në Superligë gjatë këtij viti përfshirë skuadrat si Liria e Malisheva.
Futbollisti i Lirisë, dhe kapiteni i kësaj skuadre, Robert Gjeraj për gazetën tha se futbolli është dashur të vazhdon dhe jo të përfundon në këtë formë.
“Mendoj që është dashur të vazhdoj liga dhe të luhet futboll brenda fushës. Ky pezullim merr në qaf shumë futbollist pasi do të kenë 6 muaj pa rroga”, tha filliisht Gjeraj.
“Mundësit kanë qenë që të luhet futboll, në qoftëse vetëm ishin edhe në vendet e rajonit. Gjithsesi mendoj që kanë vepruar me standarte të dyfishta me këtë vendim”.
“Është dashur që Superliga mos të zvogëlohet por të mbetet me 12 ose 14 skuadra, ose të ishte krijuar një lloj play off’i vetëm e vetëm që fati i skuadrave të vendoset në fushë dhe jo në mënyr të shkurt siç kanë vepruar”, përfundoj Gjeraj.