Dyshohet se është aksidentuar nga një makinë në lëvizje
Rreth mesditës së sotme, në aksin rrugor Milot – Kryqëzim i Arbërisë, është gjetur në anë të rrugës, pa shenja jete, shtetasi Zef Keci 68 vjeç, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë.
Policia bën të ditur se nga kqyrja paraprake e trupit të tij dyshohet se 68-vjeçari është aksidentuar nga mjet në lëvizje.
Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, pjesë të mjetit që dyshohet që e ka aksidentuar, ndërkohë që po vijojnë hetimet për gjetjen dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që është përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.