Kampioni i dyfishtë botëror në snoubord, australiani Alex Pulin është gjetur i vdekur në atdheun e tij.
Një atlet i suksesshëm, i cili kishte nderin të mbante flamurin e Australisë në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi në vitin 2014, u gjet në fundin e oqeanit pranë “Bregut të Artë” të Queensland në Australi.
Trupi i tij u vërejt në ujë nga zhytësit.
“Disa peshkatar, derisa po peshkonin e gjetën trupin e tij. Ata tentuar ta rikthenin në jetë por pa sukses”, tha një zëdhënës i urgjencës i Queensland.
Publiku në Australi është parë i tronditur pasi askush nuk mund të sqarojë se si u vra atleti 32-vjeçar.