Gjen fajtorin

0
Gjigandi

Alexis Sanchez la Arsenalin në janarin e vitit 2018 dhe u transferua te Manchester United, aty ku u bë lojtari më i paguar i skuadrës. Aventura në “Old Trafford” nuk shkoi aspak mirë për sulmuesin latin. Formë jo e mirë dhe shumë qëndrime në stol.

Lojtari dhe Jose Mourinho nuk ndërtuan asnjë moment një raport të mirë mes tyre. 31-vjeçari humbi besimin te vetja dhe nuk la gjurmë te “Djajtë e Kuq”, për t’u huazuar verën e kaluar tek Interi. Sanchez analizon për BBC se çfarë nuk shkoi te United, duke e lidhur dështimin e tij me trajnerin portugez.

“Unë shpreh gjithmonë mendimin tim dhe i them gjërat sikur janë. Mourinho është një nga trajnerët më të mirë në botë për mënyrën sesi stërvit skuadrën, si studion videot e ndeshjeve dhe si kujdeset për detajet.

Por te Manchester United kishte raste që nuk luaja. Më pas u riktheva të luaj, pastaj trajneri më la sërish jashtë. Kjo ndikoi që të humbisja besimin te vetja. Çdo futbollisti i ulet besimi në raste të tilla. Në skuadër ishte krijuar një atmosferë aspak e shëndetshme.

Kishte raste kur luaja mirë, shënoja ndonjë gol, por Mourinho më ulte përsëri në stol. Luaj futboll prej moshës 5-vjeçare dhe nëse më heqin topin, është njësoj si të humbas lumturinë dhe gëzimin. Unë jam gatuar në këtë mënyrë“, deklaron sulmuesi nga Kili.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu