Për të gjithë shkelësit e rregullave në komunikacion, Policia e Kosovës për vetëm 24 orë ka shqiptuar 2 mijë e 176 tiketa trafiku.
Sipas raportiti të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit janë arrestuar 36 përsona, 16 të tjerë janë dërguar në mbajtje, 5 në vuajtje të dënimit ndërsa është shqiptuar vetëm një tiketë në bazë të ligjit Covid – 19.
Ndërsa gjatë këtyre 24 orëve nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, por vetëm me të lënduar dhe dëme materiale.
Policia ka njoftuar se 14 është numri i aksidenteve me të lënduar, kurse me dëme materiale 41.