Jurgen Gjasula, ndryshe nga vëllai i tij Klausi, nuk ka pasur mundësinë të luajë shumë për Kombëtaren, teksa është aktivizuar vetëm në 2 ndeshje.
Në një prononcim të dhënë së fundmi, lojtari që tashmë aktivizohet me Magdeburg në ligën e tretë gjermane është shprehur se do dëshironte të luante me Tiranën, por është shumë e vështirë që diçka e tillë të ndodhë.
“E kam dëshirë të luaj për Tiranën në të ardhmen, por mendoj se është shumë e vështirë, pasi kam një kontratë këtu ku jam.
Unë jam shumë i lumtur që Klausi ka arritur deri në pozitë. Duhet pak fat, pasi në Gjermani kur je në moshën mbi 30 vjet të quajnë të vjetër, duan më shumë të rinjtë, që duan t’i shesin.
Pas Bazelit, kam qenë pranë Herta Berlinit, kam pasur kontratën gati dhe vetëm duhet ta nënshkruaja, por në fund gjithçka u prish. Në donim një kontratë më të mirë, dhe nuk u mbyll marrëveshja. Edhe menaxheri im duhet ët më kishte ndihmuar më shumë, pasi aty do kisha më shumë mundësi për një ekip të fortë.
Debutimi me Shqipërinë? Ka qenë një moment shumë i bukur, për të luajtur për vendin tënd. E kam pasur dëshirë që të luaja më shumë, por ashtu eci situata dhe nuk bëra më shumë ndeshje. Kam bërë vetëm dy ndeshje.”, u shpreh Gjasula për “Supersport”.