Gjashtë shqiptarë të shpallur non grata nga SHBA, Çupi: Këto dy pyetje duhet të marrin përgjigje …

0
Gjashtë shqiptarë të shpallur non grata nga SHBA, Çupi: Këto dy pyetje duhet të marrin përgjigje …
Gjigandi

Gazetari Frrok Çupi ka komentuar shpalljen non grata të gjashtë shqiptarëve nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku sipas tij tregon vëmendjen e shtuar të SHBA-së për të luftuar korrupsionin në vendin tonë.

Sipas tij, organet e drejtësisë së re në vendin tonë janë shumë të vonuar, pasi ende nuk është hapur asnjë dosje hetimi për këta 6 persona të shpallur ‘non grata’. Çupi ngre dy pyetje, mos vallë SPAK është e papaftë, apo është ejapur nga njerëzit e Ilir Metës dhe Sali Berishës, ku këto dy pyetje duhet të marrin përgjigje ose ndryshe besimi në reformën e drejtësisë do dobësohet.

“Për Shqipërinë do të thotë shumë gjëra, një vëmendje e përqendruar i SHBA mbi fatet e vendit tonë. E dyta është një garanci për ne se Amerika është duke transferuar problematikat dhe hallet e këtij populli që nuk i ka zgjidhur me institucionet e veta. Në vendin tonë nuk ka funksionuar ligji, maxhoranca dh e ligji nuk kanë qenë të zotë të dërgojnë para drejtësisë njerëz të korruptuar.

Pas 30 vjetësh kur Shqipëria ndodhet para një intoksikimi total të Shqipërisë thuajse është helmuar nga korrupsioni i 30 vjetëve. SPAK e vonuar, tani ka ardhur koha për të vënë pikëpyetje para SPAK, nëse vallë është i paaftë, mos vallë është i kapur dhe pjesa më  e madhe drejtësisë është kapur prej njerëzve të Berishës dhe Metës. Këto pikëpyetje duhet të marrin rrugë në ditët e ardhshme, nëse nuk ndodh fillon të dobësohet besimi ndaj reformës në drejtësi

“, shprehet Çupi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu