Olivier Giroud dhe Chelsea: një marrëdhënie që ka vazhduar përpara pavarësisht disa krizave.
Sulmuesi francez ka qenë një hap afër largimit janarin e kaluar, kur zërat e merkatos e jepnin drejt Inter-it ose Lazio-s. Megjithatë, sulmuesi ka qëndruar në Londër dhe mbrapa këtij vendimi duket se ka më shumë nga sa është thënë dhe shkruar…
Sipas Daily Mail, në fakt, arsyeja e qëndrimit të francezit në Londër nuk është sportive.
Gruaja duket se i ka bërë presion atij e këshilluar nga… Marina Granovskaia, drejtuesja e Bluve që kontrollon çështjet e klubit: nga financat te merkato.
Miqësia mes dy grave, sipas së përditshmes britanike, ka luajtur një rol kyç në zgjedhjen e sulmuesit.