Defekti në automjet, shkrumbon ‘Benz’-in në By-passin e Fierit

0
Gjigandi

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe më pas është shkrumbuar sot në By-passin e Fierit. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Shtyllas.

Mësohet se ka qene një defekt në automjet që ka bërë që automjeti të përfshihet nga flakët.

Nga burimet mësohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz, i cili siç shihet dhe nga fotoja, është shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu