Getta Beqa doktoron në Mal të Zi, ka një mesazh fuqizues për femrat: Studio, puno, lufto për suks…

0
Getta Beqa doktoron në Mal të Zi, ka një mesazh fuqizues për femrat: Studio, puno, lufto për suks…
Gjigandi

Sportistja Gentiana Beqa – Ahmeti, ka doktoruar sot (e premte) edhe zyrtarisht në Fakultetin e Shkencave Sportive në Mal të Zi.

Këtë e bëri të ditur vet ajo përmes disa fotografive nga ceremonia e doktoratës, të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Në mbishkrimin e tyre, ish-aktorja e humorit pati një mesazh motivues dhe fuqizues për të gjitha gratë, duke i inkurajuar që asnjëherë të mos ndalen në rrugën e tyre drejt suksesit.

“Sot zyrtarisht pranova diplomën time të doktoraturës nga Rektori i Universitetit të Malit të Zi. Për çdo sukses duhet shumë punë, dhe mos të ndal asnjë pengesë që të del para. E di kur je femër ke shumë obligime ku ndoshta shohim vetëm pjesën pozitive në rrjetet social po ka shumë rrugë te vështira për të mbërritur deri tek qëllimet, po nuk bën asnjëherë me u ndal! Studio, puno, lufto për suksesin tënd të bësh krenar vetvetën, familjen, shoqërinë dhe shtetin tënd”, shkroi Beqa – Ahmeti në mbishkrimin e fotografive.

Geta përndryshe krahas ushtrimit të profesionit si trajnerë personale, është e angazhuar edhe si profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Sportive në Universitetin e Prishtinës.

RonaTyra

Në të kaluarën, ajo është shpallur kampione në disa gara të rëndësishme të ‘bvodybuilding’-ut në Evropë dhe më gjerë.

/abc24.al/

Foto: Getta Beqa/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu