Gazmend Boletini i dhuron Bashës – Flamurin e Isa Boletinit

0
Gjigandi

Gjatë vizitës që Kryetari i PD, Lulzim Basha mbajti në Kosovë, u ndal edhe tek “Kulla e Isa Boletinit” në Mitrovicë, e cila prej vitesh njihet “Muze” dhe mbikqyret e menaxhohet nga nipi Isës – Gazmend Boletini. 

Lulzim Basha është politikani i parë nga Shqipëria që vizitoi “Kullën e Heroit” të Kombit Shqiptar Isa Boletini, si dhe bëri homazhe në varrin e tij. Në këtë takim ai u prit nga familjarët e Isë Boletinit, nipër, mbesa kryesuar nga Gazmend Boletini. Mysafirin nga Tirana e nderuan me pjesëmarrjen e tyre Kryetari i Bashkisë Mitrovicë Z. Agim Bahtiri, nipi i Hasan Prishtinës Z. Mehmet Prishtina, Prof. Ismet Azisi, Kryetar i “Shoqatës Kosova për Sanxhakun”, Drejtoresha e Trashëgimisë Kulturore Znj. Rezarta Loxha Vitaku e të tjerë.

Gazmend Boletini duke i dhënë bekimin Z. Basha si Kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë, i dhuroi edhe Flamurin origjinal të Isa Boletinit. “Kur të bëhesh Kryeministër – i tha – ta mbash këtë flamur në zyrë, në Kryeministri”. 

Sipas një bisede telefonike direkt me Z. Boletini në Kosovë mësuam se Flamuri origjinal që i dhuroi Z. Basha, ishte ai flamur që ishte ngritur më 30 qershor 1912 në Vesekofc, në fshatin e Bajgorës, atje ku kishte filluar kryengritja e përgjithshme për çlirimin e Shkupit deri në Vlorë. Ishte flamuri 108 vjeçar i Kryengritjes para shpalljes së Pavarësisë”.

I zoti i shtëpisë Gamend Boletini duke i dhuruar eksluzivisht Flamurin origjinal të Isa Boletinit ndërmjet të tjerave Z. Lulzim Basha i tha: “Ky është flamuri dhe shqiponja origjinale, ta trashëgosh, e ishalla sa më shpejt Kryeministër i Shqipërisë. Të vazhdosh rrugën e rilindasve edhe e besoj se do ta ndjekësh, se je i tillë”.

RonaTyra

Kryetari Basha duke vlerësuar mikëpritjen vëllazërore i emocionuar u përgjigj: “Të falenderoj nga zemra! Ndihem shumë i prekur, shumë i emocionuar. Ndihem i nderuar sot të vizitoj Kullën e Isa Boletinit e të përulem para varrit të tij. Isa Boletini jo vetëm prehet në shtëpinë e tij, por edhe në Kosovën e pavarur, në Kosovën e lirë, siç e deshi, e për të cilën u sakrifikua ai dhe familja e tij”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu