Gazeta britanike: Çfarë ndodhi me “Messin e Kosovës”?

0
Gjigandi

Më shumë se dhjetëra futbollistë janë cilësuar si “Messi i ardhshëm” në vitet e fundit, përfshirë yllin i Kosovës, Edon Zhegrovën.

Gazeta britanike “The Sun”, pyet se çfarë ndodhi me ta dhe me Edon Zhegrovën në veçanti.

“Edon Zhegrova u bë sensacion në vitin 2014 në YouTube, ku u publikuan gola fantasikë të, atëherë 15-vjeçarit, të cilat u shikuan nga mijëra persona”, shkruan Sun.

“Kalimi i tij në Arsenal, PSG dhe Barcelonë nuk ndodhi kurrë, por ndodhi në Genk, nga ku u huazua në Basel për 18 muaj dhe luajti disa ndeshje”.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Zhegrova u kthye në Genk këtë verë, pas një qëndrimi njëvjeçar e gjysmë në Basel si lojtar i huazuar.

RonaTyra

Klubi i Superligës së Zvicrës e kishte mundësinë ta blinte kosovarin për një shumë të vogël parash, por s’e shfrytëzoi atë.

Duke i parë paraqitjet e Zhegrovës këtë sezon, është e çuditshme që Baseli refuzoi t’i paguajë rreth 3.5 milionë euro për një lojtar të talentuar, por rol në tërheqjen e klubit zviceran nga një mundësi si kjo mund të ketë luajtur pandemia koronavirus, e cila u ka shkaktuar telashe financiare klubeve të futbollit.

Zhegrova i regjistroi dy gola dhe tri asiste në 14 paraqitje për Baselin këtë sezon, para se futbolli pezullohej dhe përfundimisht të anulohej në Zvicër shkaku i Covid-19.

Në Zvicër ishin të bindur se Baseli do ta blinte Zhegrovën qysh pas një ndeshjeje në muajin dhjetor. Zhegrova ishte shpallur lojtari i ndeshjes në fitoren e Baselit 3:0 kundër Young Boys, në derbin për kreun e Superligës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu