Gati të vendsoset nje rregull i çuditshëm

0
Gjigandi

Diskutime nga më të ndryshmet, vetëm e vetëm që futbollit të rikthehet. Skenar për t’u luajtur në Australi, skenar për t’u luajtur në disa stadiume, shanse që VAR të mas përdoret, ndërkohë që edhe numri i zëvendësimeve mund të bëhet nga tre në pesë. Ky është futbolli në kohë pandemie.

Gjithçka e dalë nga media dhe ende nuk ka një zyrtarizim deri më tani. Premier League pret autoritetet, ndërkohë që së fundmi është zbuluar një tjetër skenar, i çuditshëm dhe që me shumë mundësi do të bëjë bujë. Gordon Taylor, kreu i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë (PFA) ka rritur shanset për një ndryshim rregulloreje.

Bëhet fjalë për kohëzgjatjen e ndeshjeve, që mund të mos jenë 90-minutëshe deri në mbyllje të këtij sezonit. “Ka propozime që janë paraqitur, për më shumë zëvendësime, mundësinë që ndeshjet të mos jenë nga 45 minuta, ose zhvillimeve i ndeshjeve në fushë neutrale”, është shprehur Taylor mes te tjerave.

Mbetet të shihet se si do të pritet nga komuniteti i futbollit, trajnerët dhe lojtarët, diçka e tillë. Synohet që të shmangen dëmtimet, ndërkohë që dihet se edhe futbollistët kanë kohë pa stërvitje dhe fizikisht do të vuajnë nëse futbolli do rikthehet.

 

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu