Mbrojtësi i majtë i Milanit, Theo Hernandez, është dëshirë e madhe e Barcelonës për merkaton e verës, raporton Marca.
Katalanasit e shohin francezin që shkëlqeu te Milani këtë sezon, si pasuesin ideal të Jordi Albas.
Hernandez shënoi 6 gola në Serie A me Milanin dhe çmimi i tij në treg është rritur shumëfish. Rosonerët e transferuan Hernandezin nga Reali verën e kaluar për 20 milionë euro.
Marca shkruan se Hernandez nuk ka asgjë kundër rikthimit në Spanjë te rivalët e Realit, mirëpo Milani nuk e ka ndërmend të heq dorë nga francezi.
Megjithatë Barcelona do të ofrojë 60-70 milionë eurove dhe Milani vështirë se do ta refuzojë atë.