Futbollisti i mirënjohur, Dugagjin Gashi, është i gëzuar se Besa nga Peja u rikthye në elitën e futbollit pas vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Besa dhe Arbëria nga Dobraja e Madhe janë anëtarë të ri të Superligës, pasi që garat u ndërprenë në ligën e parë për shkak të pandemisë.
Besa dhe Arbëria ishin në vendet e para dhe kjo i ngriti në rangun më të lartë.
“Edhe një mision u krye, falë Zotit tash me KF Besën në Superligë. Urime”, ka shkruar mesfushori Gashi.