Telenovela Lautaro Martinez vazhdon këtë herë me një episod në favor të Interit.
Pavarsisht raportimeve të mediave spanjolle dhe atyre, së fundmi disa deklarata të drejtorit sportiv të zikaltërve Piero Ausilio kanë komplikuar së tepërmi këtë operacion merkatoje për Barcelonën.
Ausilio ka siguruar tifozët e Interit që sulmuesi argjentinas nuk do të largohet nga Milano për asnjë shifër pasi nuk është në shitje.
E vetmja gjë që mund ta largojë Lautaron nga Interi është klauzola prej 111 milionë eurosh e cila hyn në fuqi, 15-ditëshin e parë të korrikut. Sipas Ausilios Barça mund t’ia shkëputë Interit, 22-vjeçarin vetëm nëse paguan klauzolën prej 111 milionë euro.