Gangsteret shqiptare, qe furnizojne me mall Birminghamin ne Angli – lajmi fundit

0
Gjigandi

Policia britanike, në Birmingham është hedhur në sulm për luftuar mafien shqiptare. Bandat nga vendi i Ballkanit janë përpjekur të kontrollojnë tregun fitimprurës të kokainës në këtë qytet gjatë viteve të fundit. Droga më e trafikuar nga kriminelët në Ballkan ka qenë heroina, kjo për shkak se dhe vendndodhja e tyre ishte në shtegun e opiumit, nga Afganistani në Evropë.   Por tashmë shqiptarët kanë zbuluar se fitime shumë më të mëdha mund të bëhen me kokainën. Mbretëria e Bashkuar ka një treg të bollshëm të kokainës, kështu që ata janë tërhequr për të trafikuar në këtë vend. Londra është qendra kryesore e tyre, por ato janë krijuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë edhe Birmingham-in.     Në vitin 2018 burgoset Erald Mema, koka e një bande shumë të sofistikuar për shitjen e kokainës     Vitin e kaluar, gangsteri shqiptar Erald Mema, i cili kryesonte një grup kokaine shumë milion dollarësh, në Mbretërinë e Bashkuar, u burgos për 25 vjet. Ai ishte përgjegjës për drejtimin e një bande shumë të sofistikuar dhe të organizuar dhe furnizoi me kokainë, të një cilësie dhe pastërtie të lartë tregun britanik.   33-vjeçari drejtoi një rrjet, i cili tregtonte drogë nga Birmingham, në Oksford, Londër dhe Bristol.   Ai u dënua për dy komplote për të furnizuar me kokainë midis 1 qershorit 2016 dhe 2 dhjetorit 2016.   Arrestohen 2 shqiptarë në vitin 2016 me 120,000 £ kokainë   Gjithashtu në vitin 2016 shtetasit shqiptarë Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha u burgosën pasi u kapën me 120,000 £ kokainë, në Birmingham.   Policia rrugore britanike kishte parë një automjet të klasit E, duke bërë manovra të dyshimta, në Birmingham dhe kishin vendosur ta ndiqnin atë më 28 janar në 2016.   Ata vendosën të kontrollonin automjetin, pasi ndaloi në Corley Services. Pas kontrollit u arrestuan shqiptarët dhe u sekuestrua kokaina.   Një qen antidrogë zbuloi gjithashtu dy ‘tulla’ të mëdha me kanabisi të fshehura në bagazhin e makinës.   Kur oficerët intervistuan shqiptarët në stacion, Domi dhe Dardha, të dy 25-vjeçarë, që jetojnë në Acton dhe Brent Cross, u përpoqën të kalonin fajin tek njëri-tjetri.   Më vonë ata u dënuan me 4 vjet dhe 8 muaj burg, pasi pranuan se kishin drogë me qëllim furnizimin e Leamington Justice Center.   Agjencia e krimit në Mbretërinë e Bashkuar tha se janë duke u thurur operacione për luftimin e bandave   National Crime Agency (NCA) përqendrohet në grupe shumë të organizuara të krimit, që merren me trafikimin e njerëzve, armëve të zjarrit, korrupsionin dhe pastrimin e parave.   Një zëdhënëse e NCA tha për BirminghamLive se agjensia po ndërthur operacione për të luftuar bandat.   Zëdhënësi tha: “Kriminelët nga Shqipëria kanë krijuar një profil të lartë dhe një shkallë të ndikimit brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar (dhe) po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, me qasje të konsiderueshme në tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainë.   NCA kombinon mbledhjen e inteligjencës dhe aktivitetin operacional për të synuar grupet e organizuara të krimit për të cilët droga është vetëm një burim të ardhurash dhe që përdorin fitimet për të mbështetur forma të tjera të krimit.   Kjo përfshin trafikimin e njerëzve, trafikimin e armëve të zjarrit, korrupsionin dhe pastrimin e parave, të gjitha këto shkaktojnë dëme, dhunë dhe shfrytëzim, rapoton Ora Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu