Galatasaray e ka shumë seriozisht për Shaqirin

0
Gjigandi

Galatasaray do të bëjë të pamundurën për ta transferuar Shaqirin

Pas dy sezoneve me Liverpoolin, Xherdan Shaqiri vazhdimisht është duke u lidhur me një largim tëmundshëm nga ‘Anfield’.

Ylli pritet të ndërrojë skuadër, por siç duket edhe ligë.

Pasi e shijoi Superligën e Zvicrës, Bundesligën, Serinë A dhe Premierligën, është koha për të luajtur edhe në Superligën e Turqisë.

Sipas mediave turke, Galatasaray duket se është shumë afër futbollistit shqiptar me pasaportë zvicerane.

RonaTyra

Galata e ka seriozisht dhe raportohet se do të bëjë të pamundur që ta rrëmbejë 27 vjeçarin, për të cilin interesohen edhe klube si; Roma, Sevilla, CSKA Moska.

Shaqa e ka derën e hapur, pasi Jurgen Klopp nuk e ka aktivizuar shumë këtë sezon tashmë të ndërprerë, edhe pse një kohë lëndimet e lanë atë jashtë fushave.

Shaqa është paraqitur në vetëm gjashtë ndeshje në Premierligë, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.

Për dy sezone, Shaqa është paraqitur 40 herë për Redsat, ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar gjashtë herë.

Ai ka fituar UEFA Champions Leaguen me Liverpoolin, si dhe Superkupën e Evropës e Kupën e Botës për Klube.

Është afër një tjetër trofeut, Premierligs, trofe që i mungon Liverpoolit tash e 30 vite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu