Fanella e re e Barcelonës do të duhet të dilte në treg për ndeshjen kundër Espanjolit, por kompania që e ka prodhuar atë bashkë me drejtuesit e klubit kanë vendosur që ta shtyjnë këtë datë.
Fanella e re e katalanasve kishte probleme në momentin që bëhej me ujë apo me djersë duke e humbur ngjyrën vjollcë.
Kjo gjë bëri që kompania të tërhiqte të gjitha ato që kishte prodhuar për t’i shitur me një çmim më të lirë.
Shitja e fanellave është në nga mënyrat më të mira për të mbushur arkat e klubit dhe në këtë kohë pandemie, skuadra e Barcelonës bën një tjetër gafë që do ta vonojë dhe do të sjellë pasoja të tjera.