Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, është shumë e ndjekur nga një numër i madh fansash në rrjetet sociale.
Ajo është gjithashtu një fanatike e kuzhinës dhe shpesh i ndan recetat e saj me ndjekësit e shumtë në rrjetin social Instagram.
Së fundmi, prezantuesja e Big Brother VIP, ka ndarë me fansat e saj një video, ku i mësonte se si të gatuante Tagliatelle me lule kungulli, pancetta dhe krem djathi.
Foto: Arbana Osmani/Instagram
Mirëpo ajo u kritikua pasi gjatë gatimit, ajo e shoqëroi fërgimin me pak verë të bardhë, për të shuar vajin.
Më pas në prrezantimin e rezultatit final të pjatës, Osmani shkroi: “Ta keni si ide edhe për iftar meqë shumë mi kërkoni recetat para iftarit”.
Por kjo bie në kundërshtim me atë që besimtarët e fesë myslimane që agjërojnë, duhet të hanë për iftar.
Foto: Arbana Osmani/InstaStory
Kjo pasi feja myslimane e ndalon përdorimin e alkoolit dhe një postim i tillë ka rezultuar qesharak, duke bërë shumë prej ndjekësve që edhe ta kritikojnë atë.
Arbana përndryshe së bashku me ekipin e kanë konfirmuar se do të rikthehen me edicionin e dytë të spektaklit shumë të suksesshëm, Big Brother VIP, në fund të këtij viti.
/abc24.al/
Foto: Arbana Osmani/Instagra