Tiranë- Tifozët e dy skuadrave ardhur në Tiranë vazhdojnë të konsumojnë papushim alkool. Ata këndojnë dhe hedhin parulla për skuadrat e zemrës.
Pjesë e festimeve shpesh janë bërë edhe shqiptarë.
Në prakun “Rinia” është bashkuar edhe një shqiptar që si duket nuk ka mundur dot t’i bëjë ballë holandezëve sa i përket konsumit të alkoolit.
Nga pija e tepërt ai nuk është ndjerë mirë teksa është marë me barrelë dhe është transportuar me ambulancë në spital.
E ndërsa ora afron, festa dhe sasia e alkoolit të konsumuar veçse rritet.