Futbollisti po punon si shitës në rrugë: Bëj çfarëdo pune për ta ushqyer familjen

0
Gjigandi

Kriza ekonomike e shkaktuar nga përhapja e virusit Covid-19 në botë pritet t’i prekë jetët e miliarda njerëzve në botë. As futbollistët nuk janë të përjashtuar nga ky fat.

Mahrous Mahmoud, mbrojtës i klubit Benu Suef në ligën e nivelit të dytë të futbollit në Egjipt, ka qenë duke punuar si shitës në rrugë për t’i siguruar ushqim familjes së tij, gjatë karantinës.

Pasi aktivitetet sportive në Egjipt kanë qenë të pezulluara që nga mesi i muajit mars, klubi i Mahmoud ua uli pagat lojtarëve dhe Mahmoud i humbi rreth 200 dollarë nga paga e tij mujore.

Për t’i siguruar ushqim familjes së tij, ai i ka bërë disa punë të ndryshme: ka punuar në ndërtimtari dhe në një furrë, ka shitur ëmbëlsira për Ramazan në rrugët e Mafalutit, një qytet 350 kilometra në jug të Kajros.

RonaTyra

“Unë bëj çfarëdo pune për t’i ushqyer ata. Askush nuk është imun, por njerëzit si unë dhe familja ime duhet të mbijetojmë”, ka thënë Mahmoud.

Mahmoud gjeti punë si punëtor në ndërtimtari, ku paguhet 7 dollarë në ditë, por ai mund ta bëjë atë punë vetëm dy ditë në javë pasi që ditëve të tjera është i zënë duke punuar në një furrë.

28-vjeçari është duke punuar në mënyrë që të sigurojë ushqim për vete, prindërit dhe vëllain e tij më të vogël. Babai i tij e ka pasur të pamundur të punojë shkaku i problemeve me zemër. 

Image
Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu