Kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri britanik Tyson Fury, ka deklaruar se i është rikthyer palestrës me një qëllim të vetëm, të mposhtë sërish amerikanin Deontay Wilder. Dy boksierët pritet të zhvillojnë në dhjetor sfidën e tretë mes tyre (sfida e parë u mbyll në barazim dhe në të dytën triumfoi Fury).
Edhe Wilder është duke u stërvitur dhe rikuperuar pas operacionit, por kohët e fundit ka vendosur të mos japë intervista. Duket se ai ka nevojë për t’u motivuar para sfidës së tretë me Fury. Wilder mori një goditje të rëndë në duelin e fundit me Fury, kur pësoi humbjen e parë në karrierën e tij.
“Bronze Bomber, po vij për ty lëpirës”, ka qenë komenti i Fury në rrjetet sociale, duke iu drejtuar boksierit amerikan me nofkën e tij. Gjasat janë që kjo përballje e tretë të zhvillohet më 19 dhjetor, por ende nuk është konfirmuar vendi i saktë. Situata e krijuar nga koronavirus ka lënë ende mjaft dilemë për këtë përballje.
😬 @BronzeBomber I’m coming for you sucker! pic.twitter.com/n3mQKRnnah
— TYSON FURY (@Tyson_Fury) July 15, 2020